Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është rritur numri i rezonancave magnetike në Kosovë, teksa i është gëzuar kësaj rritjeje, përmend Fol Drejt.
Siç njofton Vitia, një rezonancë magnetike i është shtuar spitalit të pediatrisë.
Ndërkaq, është bërë funksionale edhe një rezonancë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Kurse, në fazën përfundimtare është procesi për rezonancën magnetike të Spitalit të Prizrenit.
“Në janar 2023, në QKUK kishtë vetëm 1 rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ishte deri në 1 vit.
Aktualisht:
👉🏻 Një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit ne spitalin e pediatrisë u shtua.
👉🏻 U bë funksionale edhe një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës.
👉🏻 Në fazën e përfundimtare procesi për rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit.
✅ Në gusht 2023, asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje.
✅Lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj. E po vazhdon të bie.
Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.
Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet.”, ka shkruar ministri Vitia në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.