Dje në orët e para të mëngjesit një tërmet i fuqishëm tronditi Turqinë dhe Sirinë, e prej dje reagimet e lutjet për popullin turk e sirian kanë qenë të shumta.
Një reagim të tillë e ka bërë edhe hoxha Blerim Musliu nga Klina.
“Nga dita e djeshme zemrat, sytë dhe mendjet e të gjithë botës, së paku të asaj bote humane dhe njerëzore, janë të drejtuara kah Turqia dhe Siria, vende që patën goditje nga tërmeti”, ka thënë hoxhë Blerim Musliu, imam në xhaminë e qytetit të Klinës.
Ai ka thënë se besimtari duhet patur kujdes në qasjen e tij në këto raste.
“Obiligimi i parë i njeriut në përgjithësi, e i besimtarit në veçanti, është të mos i gjykojë, por t’u ofrojë ndihmë, me aq sa ka mundësi”, ka shtuar tutje hoxhë Musliu. /FolDrejt/
Këtu mund ta shihni videon e plotë të postuar në llogarinë e hoxhë Blerim Musliut në Facebook: