Kompania Tesla tha se planifikon të rrisë përdorimin e baterive më të lira me bazë hekuri në prodhimin e modeleve të kamionëve elektrikë të lehtë dhe automjeteve elektrike të përballueshme.
Sipas Reuters, CEO i Tesla, Elon Musk bëri presion për bateritë e prodhuara nga fosfati i hekurit litium (LFP), prodhimi i të cilave dominohet nga furnitorët kinezë që ndërtojnë fabrika baterish në SHBA, një sfidë për shkak të tensioneve politike midis SHBA-së dhe Kinës, përcjell Fol Drejt.
Tesla aktualisht merr bateri LFP nga kompania kineze Contemporary Amperek, e cila nuk ka një fabrikë në Shtetet e Bashkuara, dhe agjencia raporton se furnizuesi koreano-jugor i Tesla, LG Solutions, ka njoftuar hapjen e një fabrike për prodhimin e baterive LFP në Arizona./FolDrejt/