Zëdhënësi i Grupit Lindor pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Sergey Cherevatiy, deklaroi se informacioni se Rusia ka pushtuar qytetin Soledar në Donetsk nuk është i vërtetë, duke thënë se përleshjet në qytet janë duke vazhduar.
Duke folur për RBK-Ukrainë, Cherevatiy tha se deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë se kanë marrë plotësisht kontrollin e qytetit Soledar nuk është e vërtetë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Jo, kjo nuk është e vërtetë. Luftimet vazhdojnë në qytet. Nuk mund të jap detaje”, tha Cherevatiy.
Duke thënë se ushtarët ukrainas vazhdojnë të mbrojnë qytetin, Cherevatiy i përshkroi deklaratat se qyteti ka kaluar nën kontrollin e palës tjetër si “një zhurmë e qëllimshme e bërë nga rusët për të krijuar zhgënjim veçanërisht në shoqërinë ukrainase”./FolDrejt/