Sipas Fabrizio Romano, Chelsea po përparon në bisedimet për të zgjatur kontratën e Thiago Silvas deri në qershor 2024.
Mbrojtësi brazilian konsiderohet si figura kryesore në dhomën e zhveshjes së Bluve dhe skuadra angleze po vazhdon të punojë që t’i zgjasë kontratën atij edhe për një vit, transmeton Fol Drejt.