Ylli i Borussia Mönchengladbach, Marcus Thuram ka qenë “në zjarr” në Bundesligë këtë sezon, duke shënuar 8 gola në 11 ndeshje. Francezi ka qenë në radarin e Bayernit për një kohë.
25-vjeçari u përgjigj kur u pyet nëse mund ta shihte veten duke luajtur për Bayernin në dy ose tre vitet e ardhshme, raporton Goal.com, transmeton Fol Drejt.
“Unë nuk e projektoj veten aq larg. Plani im është të stërvitem nesër (me Mönchengladbach),” tha Thuram për L’Équipe (nëpërmjet Get French Football News).
“Bayerni është një klub shumë i madh. Por është me të vërtetë ditë pas dite për mua. Cili do të ishte qëllimi të projektoja veten tre vjet përpara? Ambicia ime është të bëhem lojtari më i mirë i mundshëm. Pra, nëse dua të bëhem Markusi më i mirë i mundshëm, është nesër, pasnesër, jo pas dy vjetësh.”/FolDrejt/