Ambasadori rus në Beograd, Aleksander Botsan-Kharchenko, ka hedhur poshtë pretendimet se autoritetet ruse synojnë një tregtim mes Kosovës e Donbasit.
“Nuk flitet dhe nuk mund të flitet për ndonjë tregti” – ka thënë ai rreth kësaj çështjeje.
“Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, i pavarur nga konjuktura. Ne avokojmë për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, të pranueshme reciprokisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në koordinatat ligjore ndërkombëtare, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar” – është shprehur ambasadori rus për gazetën e Beogradit “Politika”, raporton Danas./FolDrejt/