Në valën e gjatë të Twitter Blue, shërbimi i abonimit i lançuar nga Elon Musk i mundëson kujtdo, për një pagesë mujore, të ketë një çek blu dhe një sërë përfitimesh në rrjetin social.
Meta ka njoftuar një gjë të ngjashme por në Facebook dhe Instagram. Quhet “Meta Verified” dhe është lajmi i fundit i shpallur nga Mark Zuckerberg, pas thashethemeve që javët e fundit kishin zbuluar idenë që tashmë është bërë realitet, përcjell Fol Drejt.
CEO dhe themeluesi në kanalin e tij të transmetimit, një nga idetë e reja të lançuara në Instagram, në fakt ka zbuluar gjithçka në një mesazh.
“Këtë javë po fillojmë të zbatojmë Meta Verified, një shërbim abonimi që ju lejon të verifikoni llogarinë tuaj. Me ID e dokumentit, merrni çekun blu, merrni mbrojtje shtesë kundër llogarive që ju imitojnë dhe merrni akses të drejtpërdrejtë te mbështetja e klientit. Kjo veçori e re ka të bëjë me rritjen e autenticitetit dhe sigurisë në të gjitha shërbimet tona”, thotë Zuckerberg.
Për të hyrë në program, gjithçka që duhet të bëni është të jeni të paktën 18 vjeç dhe të dërgoni një dokument identiteti që përputhet me emrin dhe foton tuaj në Facebook dhe Instagram. Një lëvizje e ngjashme me Twitter Blue, siç thamë, por Meta është e prirur të specifikojë se nuk do të bëjë ndryshime në llogaritë tashmë të verifikuara dhe se kompanitë nuk do të mund të kërkojnë ende kontrollin përmes programit të ri. Do të ketë, për abonentët e “Verifikuar”, ngjitëse ekskluzive, por edhe 100 yje falas në muaj, ose monedhë dixhitale të Metës për t’u dhuruar krijuesve në rrjetet sociale, thotë The Verge.
Siç njoftoi Zuckerberg, faza e testimit do të zhvillohet këtë javë në Australi dhe Zelandën e Re, përpara se të shtrihet risia në vende të tjera. Kosto? Fillon me 11,99 dollarë në muaj në ueb dhe 14,99 dollarë në muaj për iOS. Çmimi për Australinë do të jetë 19,99 dollarë AUS në ueb ose 24,99 dollarë AUS në celular, ndërsa në Zelandën e Re 23,99 dollarë NZD në ueb dhe 29,99 dollarë NZD në celular./FolDrejt/