Pavarësisht humbjes poshtëruese 1-0 të Chelseat nga Southampton të shtunën pasdite, Todd Boehly nuk ka në plan të shkarkojë Graham Potter, raporton The Mirror.
Tifozët në Stamford Bridge brohoritën me zhurmë pas një disfate nga Southamptoni, por Boehly nuk do ta konsiderojë shkarkimin e Potterit pasi i kanë mbetur edhe katër vjet e gjysmë nga kontrata e tij dhe beson se ish-trajneri i Brightonit do t’i kthejë gjërat në favorin e skuadrës londineze, transmeton Fol Drejt.