Deputetja Time Kadrijaj i është drejtuar sot qeverisë duke diskutuar për problemin e mungesës së materialeve të patentë shoferëve dhe pasaportave.
Ajo ka thënë se njerëzit po i humbin terminet për shkak të mungesës së pasaportave si dhe po gjobiten nga policia për shkak të skadimit të afatit të patentë shofereve.
“Shumë qytetarë që nuk po munden ta vazhdojnë afatin e pasaportave janë studentë të cilët kanë fituar bursa dhe duhet që me afat të caktuar të shkojnë në ambasada, të pajisen me vizë dhe me pas të shkojnë në vendet ku kanë fituar bursa. Kjo iu ka pamundësuar nga kjo qeveri”, tha ndër të tjera deputetja Time Kadrijaj në Kuvend, raporton Fol Drejt.
“Ka edhe persona që kanë viza pune, duke e ditur se terminet në ambasada janë të ngarkuara, ata përsëri duhet t’i humbin terminet pasi nuk kanë pasaporta. Kjo është një padrejtësi që po u bëhet qytetarëve.”, shtoi tutje Kadrijaj, transmeton Fol Drejt