Duke përmendur nderimin e monumentit serb, reagimin e ministres Gërvalla për sulmin në Poloni, deputetja Deliu ka kritikuar qeverinë Kurti duke konsideruar se Kosova meriton një qeverisje krejt tjetër.
“Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, konisderoj se Kosova meriton një qeverisje krejt tjetër, por derisa një e tillë të bëhet, kërkojmë prej kësaj qeverie vetëm një gjë, aman mos na bëni hor, se vetëm sherrin jemi duke ua pa”, është shprehur deputetja Deliu nga foltorja e Kuvendit.
“Kaq ka mbetë me kërku prej jush, aman mos na bëni hor”, ka përfunduar fjalimin e saj deputetja./FolDrejt/