Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, ka vendosur një dëmshpërblim prej 110 milionë eurosh për kapitenin e klubit të futbollit londinez dhe kombëtares angleze, Harry Kane, raportojnë mediat britanike.
Kane ka kontratë me Tottenhamin deri më 30 qershor 2024. Mediat britanike kujtojnë se vitin e kaluar kapiteni i Tottenhamit kishte një ofertë nga Manchester City, i cili më në fund vendosi të sjellë norvegjezin Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
Levy nuk do të marrë në konsideratë as oferta, të cilat do të jenë më pak se 110 milionë euro për Kane. Nuk do të ketë negociata, , raporton Football Insider, transmeton Fol Drejt.