Marrëveshja për eksportin e drithit nga portet e Detit të Zi duhet të zgjatet me çdo kusht, ka shkruar sot në llogarinë e tij në Twitter, drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP), David Beasley.
“Njerëzit në mbarë botën janë në rrezik të madh nëse nuk rinovojmë iniciativën për të eksportuar drithë nga portet e Detit të Zi,” tha Beasley, raporton Reuters.
“Drithërat nga Ukraina ushqejnë rreth 400 milionë njerëz në mbarë botën. Programi Botëror i Ushqimit arriti të arrijë vetëm 36 milionë njerëz me këtë iniciativë. Nëse eksportet nuk vazhdojnë, do të kemi destabilizim masiv, migrim, uri”, paralajmëroi Beasley, duke thënë se situata është kritike dhe kërcënon të gjithë botën, transmeton Fol Drejt.