Shefja e zyrës rajonale të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stephanie Eble, tha sot se këtë vit do të ketë një ngadalësim të lehtë të zhvillimit ekonomik në botë, por se pamja e ekonomisë nuk është aq e zymtë dhe ajo u tha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin masa më të rrepta fiskale dhe të vazhdojnë politikën e shtrëngimit monetar.
Në panelin “Korniza makroekonomike e Ballkanit Perëndimor”, ajo tha se jetojmë në kohë shumë të pasigurta dhe sfiduese, transmeton Fol Drejt.