Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas rastit që tronditi shoqërinë kosovare, ku e vrarë mbeti një 35-vjeçare dhe foshnja e saj.
Krasniqi e ka konsideruar këtë ngjarje si tragjike, mizore e çnjerëzore.
Ai, me anë të një postimi në facebook u shpreh se është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, por megjithatë, ka ftuar organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit.
“Tragjike, mizore, çnjerëzore! Pa fjalë nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatëzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre.
Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit.
E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!”, ka shkruar Krasniqi./FolDrejt/