Rada Trajkoviq, politikane nga Serbia, ka vënë në dyshim aftësinë e presidentit Vuçiq për ta kryer funksionin e presidentit.
“Me atë gjendje psikofizike mendoj se nuk do ta kalonte kontrollin mjekësor dhe nuk do ta merrte vërtetimin se është i aftë ta kryejë funksionin e presidentit të shtetit”, është shprehur Trajkoviq siç transmeton nova.rs.
“Unë jam mjeke dhe përnjëmend përpiqem ta kuptoj si pacient, por si president nuk mundem”.
“Kam menduar se pozita e kryetarit e obligon atë të jetë normal. Por, ai shpërtheu. Vuçiq komprometoi tërësisht veten, në aspektin retorik. Ai është ai që është dhe këto fjalët e tij…ai është ai, megjithatë, problemi është se ai është president i shtetit”, ka thënë Trajkoviq. “Me këtë veprim ai i bëri dëm të madh Serbisë”, është shprehur ajo tutje./FolDrejt/