Sipas botimit spanjoll Marca , Real Madridi ka rënë dakord për një klauzolë ‘anti-Haaland’ me shpresën për të nënshkruar me Endrick nga Palmeiras.
Talenti brazilian është në prag të nënshkrimit me Real Madridin dhe agjentët e Endrick i kanë kërkuar atyre që të pengojnë nënshkrimin e sulmuesit norvegjez në të ardhmen.
Agjentët e 16-vjeçarit besojnë se të dy lojtarët kanë profile të ngjashme dhe nëse Real Madrid nënshkruan me Haaland, koha e lojës së Endrick në Los Blancos mund të marrë një goditje të madhe.
Real Madridi ishte i lidhur më parë me Haaland pasi makina e golit ka një klauzolë lirimi prej 200 milionë euro në kontratën e tij, të cilën gjigantët spanjollë ishin të përgatitur ta kërkonin në të ardhmen e afërt./FolDrejt/