Zyrtarja serbe në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq ka bërë të ditur se sërish vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit, derisa ishte duke u kthyer për në Londër.
Ajo ka thënë se vajza e saj u lirua vetëm pasi telefonuan nga institucionet britanike, transmeton Klankosova.tv.
“Dhe përsëri! Rrugës për në Londër, vajza ime u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit”.
“Një qytetar private, një qytetare britanike, një intelektuale, të gjitha për shkak të tekave të një njeriu. U lirua vetëm pasi telefonuan nga Zyra Jashtme për Udhëtime në Britani të Madhe”.
“I falënderoj ata që i mësuan Serbisë se si të respektojë qytetarët e saj”, ka thënë Trajkoviq, transmeton Klankosova.tv.
Trajkoviq, ditë më parë ka treguar se vajza e saj ishte ndaluar në aeroportin e Beogradit. Po ashtu, edhe ajo ishte ndaluar nga policia serbe në Merdarë.