Për domosdoshmërinë e dhënies së të drejtave ndaj grave te shqiptarët është shkruar prej kohësh dhe ndër të parët është Mehdi Frashëri në veprën “Problemet shqiptare”, përpara LDB, ku tregonte se diskriminimi më i dhimbshëm është ai kundër gruas pasi përbëjnë 50 përqind të popullësisë.
Edhe pse vonë duket se gjërat po marrin formën e duhur dhe tashmë lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve po mbahet nga tre gra të mirë shkolluara, informon foldrejt.com.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka postuar në profilin e saj në Facebook atë që përfaqëson imazhin e forcës së gruas shqiptare – një fotografi ku duket së bashku me dy ambasadore të tjera shqiptare në këtë shtet gjigant.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo është takuar me ambasadoren e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë, Floreta Lulin dhe Marigona Marku./Foldrejt.com