Tre persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Norfolk mbrëmë, shkruan The Sun, përcjell Fol Drejt.
Një Vauxhall Mokka e bardhë dhe BMW X5 e zezë u përplasën pranë një rrethrrotullimi në A47 midis Middleton dhe King’s Lynn.
Shërbimet e urgjencës dolën në vendngjarje në Constitution Hill, North Runcton, në orën 19:40 më 15 janar.
Tre persona që udhëtonin në Vauxhall, dy në të 40-tat dhe një në të 20-tat, u shpallën të vdekur nga mjekët.
Një burrë rreth të 30-ave është arrestuar me dyshimin për vrasje si pasojë e vozitjes së rrezikshme.
Ai po merret në pyetje në Qendrën e Hetimit të Policisë King’s Lynn.
Policia tani po apelon që dëshmitarët të tregojnë për ngjarjen. /FolDrejt/