Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë.
Ky rast është raportuar gjatë ditës së djeshme rreth orës 09:30, në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin e Policisë së Kosovës më gjerësisht theksohet:
“Gjakovë 05.06.2022-09:30. Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat janë rrahur mes vete dhe kanë sulmuar edhe viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”./FolDrejt/