Një person ka përfunduar i lënduar rëndë në fshatin Llozicë të Malishevës.
Ky rast është raportuar ditën e djeshme rreth orës 18:45, transmeton Fol Drejt.
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar traktorin nuk ka siguruar ngarkesën me ç’rast së bashku me ngarkesën nga traktori ka rënë edhe pasagjeri mashkull kosovar.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/