Prokurorët e kanë akuzuar Donald Trumpin për përpjekjen për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 në shtetin amerikan të Xhorxhisë, në aktakuzën më kritike deri më tani kundër ish-presidentit, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Akuzat, të ngritura nga Prokurori i Qarkut Fulton, Fani Willis të hënën, shtojnë problemet ligjore me të cilat përballet Trump, kryesuesi në garën për nominimin republikan për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.
Ish-presidenti tashmë po përballet me tre raste të tjera.
“Trump dhe të pandehurit e tjerë të akuzuar në këtë aktakuzë refuzuan të pranojnë që Trump humbi, dhe ata me vetëdije dhe me dashje iu bashkuan një komploti për të ndryshuar në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve në favor të Trump”, thuhet në aktakuzën e lëshuar nga zyra e Willis.
Willis tha se të pandehurit do të lejohen të dorëzohen vullnetarisht deri në mesditën e 25 gushtit.
Ajo tha gjithashtu se planifikon të kërkojë një datë gjyqi brenda gjashtë muajve.
Aktakuza prej 98 faqesh liston 19 të pandehur dhe detajon dhjetëra akte nga Trump dhe aleatët e tij për të zhbërë disfatën e tij në shtetin e fushëbetejës, duke përfshirë edhe nxitjen e sekretarit republikan të shtetit të Xhorxhias për të gjetur vota të mjaftueshme për ta mbajtur atë në pushtet, duke i ngacmuar zyrtarët me pretendime false për mashtrimi i votuesve dhe përpjekjet për të bindur ligjvënësit e Xhorxhias që të injorojnë vullnetin e votuesve dhe të emërojnë një listë të re të zgjedhësve të kolegjeve zgjedhore të favorshme për Trump.