Është bërë paralajmërim për stuhi të forta dhe përmbytje në disa rajone të kryeqytetit të SHBA-së, Washington, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) duke theksuar se pritet që stuhia e fortë dhe përmbytja të ndikojë, paralajmëroi që të tregohet kujdes ndaj sendeve që mund të fluturojnë nga erërat e forta.
NWS u bëri thirrje atyre që kanë mundësi të përdorin strehimoret derisa të kalojnë kushtet e lartpërmendura të motit.
Stuhia e fortë gjithashtu pritet që të prekë edhe pjesën veriore të shtetit Virginia si dhe disa rajone të Maryland, ndërsa banorët u paralajmëruan “që të jenë të përgatitur ndaj përmbytjeve”.