Në shpërthimin e sotëm të një fabrike për prodhimin e raketave dhe mjeteve shpërthyese në Turqi, kanë humbur jetën pesë persona dhe supozohet se shpërthimi është shkaktuar nga një reaksion kimik gjatë prodhimit të dinamitit.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 8:45 të mëngjesit në kompleksin shtetëror të Korporatës Industriale Mekanike dhe Kimike në periferi të Ankarasë, u tha gazetarëve guvernatori Vasip Shahin, raportoi AP.
Shahin shtoi se shpërthimi është shkaktuar ndoshta nga një reaksion kimik gjatë prodhimit të dinamitit dhe prokuroria ka nisur menjëherë hetimin zyrtar, transmeton Fol Drejt.