Dy avionë pasagjerësh janë përplasur aksidentalisht sot në pistën e aeroportit kryesor të Tokios dhe nuk ka pasur të lënduar, raporton AP.
Avioni i “Thai Airways” që po shkonte për në Bangkok është përplasur me avionin e “Eva Airways” që po shkonte për në Taipei, pas së cilës pista është mbyllur, raportojnë mediat japoneze, transmeton Fol Drejt.