Turqia ka vendosur të zhvendosë ambasadën e saj nga kryeqyteti sudanez Khartoum në Port Sudan, pas të shtënave në makinën e ambasadorit, tha sot ministri i Jashtëm turk Melvut Çavuşoğlu.
“Me rekomandimin e qeverisë kalimtare dhe ushtrisë sudaneze, ne kemi vendosur të zhvendosim përkohësisht ambasadën tonë në Port Sudan për arsye sigurie”, tha Çavuşoğlu.
Sipas Reuters, sulmues të paidentifikuar hapën zjarr në makinën e ambasadorit turk në Sudan, por nuk pati të lënduar./FolDrejt/