Turqia paralajmëroi qytetarët e saj për “sulme të mundshme islamofobike, ksenofobike dhe raciste” në SHBA dhe Evropë.
Në dy këshilla të veçanta udhëtimi, Ministria e Jashtme e Turqisë këshilloi qytetarët e saj në SHBA dhe vendet evropiane që “të sillen me qetësi përballë ngacmimeve dhe sulmeve të mundshme ksenofobike dhe raciste” dhe të “qëndrojnë larg zonave ku demonstratat mund të intensifikohen”, raportojnë mediat turke, transmeton Fol Drejt.