Policia e Memphisit shpërndau njësinë “Scorpion”, pas publikimit të një videoje që tregonte anëtarët e asaj njësie duke rrahur për vdekje afrikano-amerikanin Tyree Nichols, raporton sot Guardian.
Shefi i policisë në atë qytet amerikan e shpjegoi vendimin duke thënë se ishte një re turpi që rrinte mbi qytet, ndërsa popullata u përball me përmbajtjen e videos.
“Është në interesin më të mirë të të gjithëve që të çaktivizohet përgjithmonë njësia “Scorpion” dhe të gjithë oficerët e policisë së asaj njësie padiskutim pajtohen me atë vendim,” tha drejtori i policisë Serelin Davis, transmeton Fol Drejt.