Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 goditi sot provincën qendrore të Turqisë Nigde, njoftoi Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD).
Tërmeti, i cili ndodhi në një thellësi prej shtatë kilometrash, goditi rrethin Bor në orën 13:27 me orën lokale, tha AFAD, raporton Anadolia.
Deri më tani, nuk ka raporte se dikush është lënduar nga tërmeti, tha agjencia./FolDrejt/