Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njoftoi sot se gjatë sulmeve ruse në vend, të paktën 461 fëmijë u vranë dhe 927 u plagosën.
Gjithashtu, 349 fëmijë janë të zhdukur, shtoi zyra, duke cituar policinë e shtetit, raporton “Kiev Independent”.
Shtohet se numri i fëmijëve të vrarë nuk është rritur që nga 19 shkurti, por se është rritur numri i fëmijëve të plagosur nga sulmet ruse./FolDrejt/