Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave të tij nga reklamat që kur u ble nga Elon Musk për 44 miliardë dollarë (33.6 miliardë £) tetorin e kaluar, ka zbuluar pronari i tij, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se kompania nuk kishte parë rritjen e shitjeve që pritej në qershor, por shtoi se korriku ishte “pak më premtues”.
Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit prej 7500 personash të Twitter kur mori detyrën në vitin 2022, në një përpjekje për të ulur kostot.
Aplikacioni rival Threads tani ka 150 milionë përdorues, sipas disa vlerësimeve.