Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi Ukrainën për kryerjen e sulmit në urë me përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Sulmi i sotëm në urën e Krimesë u krye nga regjimi i Kievit. Ky regjim është terrorist dhe ka të gjitha shenjat e një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar”, tha ajo.
“Vendimet merren nga zyrtarët ukrainas dhe ushtria me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të agjencive të inteligjencës amerikane dhe britanike dhe politikanëve. SHBA dhe Britania janë në krye të një strukture shtetërore terroriste”.
Zakharova nuk ka ofruar prova për këto pretendime./FolDrejt/