Një person është arrestuar nën dyshimet se ka kanosur me armë të vëllain e tij.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 23:25, në fshatin Vranicë të Suharekës, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur policia, i gjithë rasti deri të kanosja ka ardhur pas një fjalosjeje rreth telekomandës së televizorit dhe kanalit të tyre të preferuar.
Pas kësaj, i dyshuari është ngritur në dhomë, ka marrë revolen (për të cilën bëhet e ditur se posedon leje) dje ka dalë në oborr, afërsisht rreth 10 m larg dhe ka shtënë në drejtim të qiellit.
Me këtë veprim viktima është ndier i kanosur nga i dyshuari.
Është raportuar policia të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe janë marrë me rastin.
Në vend ngjarje janë konfiskuar revolja, prodhim Arex, kal.9×19 mm, e cila posedon leje në emrin e të dyshuarit, një gëzhojë, një plumb dhe dy karikatorë të zbrazët të kësaj revole.
Është kontaktuar prokurori dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/