Një person ka marrë djegie të rrezikshme për jetën, ndërsa 14 persona janë evakuuar nga një shpërthim gazi në një restorant në qytetin Kemper në Brittany.
Ngjarja ka ndodhur natën mes të martës dhe të mërkurës kur kanë shpërthyer dy bombola gazi, raporton Figaro.
Shpërthimi i parë shkaktoi një zjarr i cili u përhap me shpejtësi në të gjithë pjesën e pallatit ku ndodhet lokali dhe ku ka banesa private dhe për fat të mirë në atë moment nuk kishte njeri në banesa./FolDrejt/