Një aksident nga pakujdesia ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku një 1-vjecar është goditur aksidentalisht nga makina e xhaxhait të tij.
Si pasojë, 1-vjecari ka pasuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në QKUK, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 01.07.2022 – 07:50. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/