Dy persona kanë përfunduar në pranga pas akuzave për shit-blerje të substancave narkotike.
Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të njërit nga të dyshuarit dhe si rrjedhojë kanë gjetur e konfiskuar 1.42 gramë substanca të dyshuara narkotike dhe një peshore digjitale,transmeton Fol Drejt.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/