Futbollisti portugez fillimisht do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor dhe nëse gjithçka shkon mirë, ai do të nënshkruajë kontratë huazimi deri në fund të sezonit.
Blutë e Londrës dhe Atletico, me të cilët Felix ka kontratë deri në qershor të vitit 2026, arritën një marrëveshje për një huazim deri në fund të sezonit aktual. Kjo do të thotë se klubi nga Stamford Bridge do të marrë përsipër pagesën e pagës, e cila shkon nga pesë deri në gjashtë milionë euro dhe do t’i paguajë Atléticos 11 milionë euro për huazimin.
🚨IMAGEN EXCLUSIVA #JUGONES y @elchiringuitotv 🚨
👋Joao Félix pone rumbo a Londres para cerrar su fichaje por el Chelsea. pic.twitter.com/K3L38BODhB
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) January 10, 2023
Manchester United fillimisht donte ta huazonte, por ata nuk donin të paguanin aq shumë për të, kështu që hoqën dorë.
Joao Felix është nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit madrilen, i cili pagoi 120 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica në verën e vitit 2019./FolDrejt/