Hetuesit e stacionit policor Veriu, në Prishtinë, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën mashtrim.
Siç njofton policia, puna rreth dy mujore e hetuesve ka rezultuar me identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre.
Personat e dyshuar 18-vjeçar dhe 19 vjeçare, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet të kenë marrë nga së paku 13 persona, shuma të ndryshme parash, duke u premtuar caktim të termineve për vizë.
Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.
Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/