Qeveria holandeze u ka bërë thirrje prodhuesve të gjysmëpërçuesve në Holandë që të bëjnë më shumë për të parandaluar që çipat e tyre të përfundojnë në Rusi, duke shkelur sanksionet ndërkombëtare, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Një raport nga transmetuesi kombëtar NOS zbuloi se miliona çipa të prodhimit holandez kishin përfunduar në Rusi që kur ajo pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, kryesisht nëpërmjet tregtarëve të ndërmjetëm në Kinë.
Prodhuesit e çipave aktivë në Holandë përfshijnë NXP Semiconductors dhe Nexperia, në pronësi të Wingtech Technology të Kinës.
“Jam i bindur se kompanitë bëjnë shumë, por gjithashtu se mund të bëhet më shumë”, tha ministri i Jashtëm Wopke Hoekstra në parlamentin holandez./FolDrejt/