Dy persona, mes tyre njëri i mitur, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 13:10, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se këta dy persona kanë raportuar se janë therur me thikë nga persona të panjohur.
Pas tretmanit mjekësor njëri nga viktima është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm.
Pas hetimeve është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/