UEFA ka bërë të ditur tashmë detajet për shitjen e biletave të Euros, e cila do të jetë nikoqire e Gjermanisë nga data 14 qershor deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm.
Biletat dalin në shitje të martën, më 3 tetor dhe tifozët kanë mundësinë të regjistrohen përmes platformës zyrtare të UEFA-s.
Më shumë se 2.7 milionë bileta do të jenë në dispozicion të tifozëve të ekipeve pjesëmarrëse dhe publikut të gjerë, disa me çmime deri në 30 dhe disa deri në 60 euro. Tifozët mund të krijojnë llogarinë e tyre të biletës dhe të jenë gati për të filluar shitjen.
Kërkesat për bileta mund të dorëzohen nga data 3 deri më 26 tetor, transmeton Fol Drejt.