Ukraina ka pohuar se rreth 96,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës në fund të shkurtit.
Në vlerësimin e fundit për humbjet ruse, forcat e armatosura ukrainase pretenduan se 740 prej tyre kishin vdekur vetëm në 24 orët e fundit, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Moska nuk publikon përditësime të rregullta mbi humbjet, por një hetim i pavarur nga Shërbimi rus i BBC-së e vendosi vlerësimin në rreth 9,311 në fund të nëntorit./FolDrejt/