Ukraina akuzoi sot Rusinë se ka sulmuar qytetin e rrethuar të Bakhmutit me municion fosfor.
Në pamjet me dron të lëshuara nga ushtria ukrainase, Bakhmut mund të shihet duke u djegur ndërsa ajo që duket të jetë fosfor i bardhë bie mbi qytet, raportoi BBC.
Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar, por përdorimi i tyre në zonat civile është i ndaluar nga Konventa e Gjenevës./FolDrejt/