Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Luan Haradinajn në 26-vjetorin e rënies heroike të tij, transmeton Fol Drejt.
Siç është shprehur Osmani, “Luan Haradinaj, 26-vjet më parë e fitoi përjetësinë, duke i dalë zot atdheut, duke u flijuar për lirinë dhe Republikën.”
“Më 6 maj të vitit 1997, Luani u vra nga forcat e regjimit gjenocidal serb, në rrugëtimin e tij të fundit për në Shqipëri. Rrugëtimi i tij u ndërpre, porse jo ëndrra e tij për idealin e brezave. Prandaj, Luani dhe liria ishin dhe janë një!
Ai së bashku me familjen dëshmuan përkushtim, trimëri, guxim dhe kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin!”, ka shtuar tutje Osmani.
E para e shtetit ka thënë se Luani dhe të gjithë dëshmorët e Republikës i japin kuptim lirisë së Kosovës, Kosovës dhe të ardhmes së brezave./FolDrejt/