Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, duke theksuar se qyteti i Mykolaiv-it në orët e mëngjesit është goditur me raketat e shkrepura nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore S-300, tha se “Ukraina është nën zjarrin e pushtuesve”.
Në deklaratën e tij nga llogaria në Telegram, Zelenskyy tha se raketa e shkrepur nga forcat ruse ka qëlluar një ndërtesë në Mykolaiv, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tregoi se rusët gjithashtu kanë bombarduar edhe tregun e luleve në qytetin në fjalë. “Ukraina është nën zjarrin e pushtuesve. Vazhdojnë ta bëjnë atë që e bëjnë më së miri, i trembin dhe i vrasin civilët”, u shpreh ai.
Presidenti ukrainas informoi se në sulmet në Mykolaiv ka humbur jetën një person, ndërsa duke pohuar se Rusia është një shtet “terrori”, nga këto sulme tha se e mban përgjegjës Rusinë.
Forcat ruse sulmuan edhe qytetet Dnipro, Kharkiv, Kryvyi Rih dhe Zhytomyr, veçanërisht kryeqytetin e Ukrainës, Kiev./FolDrejt/