Ukraina thotë se ka kryer ofensiva “të suksesshme” kundër Rusisë në rajonin jugor të Zaporizhia gjatë javës së kaluar, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Në jug, Forcat e Mbrojtjes të Ukrainës vazhdojnë të kryejnë një operacion sulmues në drejtimet Melitopol dhe Berdiansk. Në drejtim të Mala Tokmachka-Robotyne të rajonit Zaporizhzhia, ata ishin të suksesshëm”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar në Telegram.
Maliar pohoi se forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll një total prej 204.7 km katrorë (79 milje katrorë) tokë në jug, duke përfshirë 12.6 km katrorë (4.8 milje katror) gjatë javës së kaluar.
Në frontin lindor, ajo tha se forcat ruse vazhduan të përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore në drejtimet e Kupiansk, Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Marinka, duke shtuar se më shumë se 170 beteja u zhvilluan në këto drejtime gjatë javës së kaluar. Sipas Maliarit, forcat ruse u përpoqën të përparonin në drejtimet e Kupiansk, Lyman, Avddivka dhe Marinka, por ata ishin “të pasuksesshëm”.