Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës kritikoi sot qeverinë hungareze për një video të publikuar më 30 maj, ku tregohet një hartë e Ukrainës pa Krimenë.
Videoja prej 30 sekondash bën thirrje për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë dhe tregon një hartë të Ukrainës, por pa Krimenë, raportoi “Kiev Independent”, transmeton Fol Drejt.