49 trupa të tjerë ushtarësh janë kthyer në Ukrainë, ka thënë Ministria e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara Përkohësisht, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Ajo shtoi se 827 trupa ushtarësh janë gjetur tashmë që kur Zyra e Komisionerit për Personat e Zhdukur në rrethana të veçanta filloi punën e saj.
“Aktualisht, së bashku me agjencitë e zbatimit të ligjit, ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të kthyer trupat e mbrojtësve,” tha Oleh Kotenko, i cili është në krye të operacionit.
“Puna është duke u zhvilluar vazhdimisht për të gjetur lokacionet ku ka gjasa të jenë luftëtarët e vdekur”.
Ukraina ka negociuar shkëmbimin e trupave të ushtarëve me Rusinë.
Si pjesë e operacionit të shkëmbimit, 62 trupa u kthyen në Ukrainë në tetor./FolDrejt/