Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Nigeri, Mohammed Babagana Monguno tha se qeveria mund të humbasë 23 miliardë dollarë në vitin 2023 nëse vjedhja e naftës së papërpunuar vazhdon në vend.
Monguno në deklaratën e tij në hapjen e njësisë së hetimit special të krijuar për të kontrolluar vjedhjen e naftës së papërpunuar në Nigeri, deklaroi se vjedhja e vazhdueshme e naftës në vend ka një ndikim negativ në ekonomi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha është i shqetësuar për prodhimin nën kuotën ditore të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC). Monguno tha se nëse vjedhja e naftës së papërpunuar vazhdon në vend, qeveria mund të humbasë 23 miliardë dollarë në vitin 2023.
Në Nigeri, vend i pasur me naftë dhe gaz natyror, vjedhjet dhe sabotimet i shkaktojnë dëm të madh vendit. Këtë vit është regjistruar prodhimi mesatar ditor më i ulët që nga viti 1997 në vendin ku operojnë mbi 200 rafineri ilegale të naftës.
Për shkak të vjedhjes së vazhdueshme të naftës në Nigeri, kuota e naftës në vend është ulur nga 1.8 milion fuçi në ditë në më pak se 1 milion fuçi./FolDrejt/